Sulmi ajror i SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës, reagon ashpër presidenti i Kolumbisë: Akt tiranie

Sulmi ajror i SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës, reagon ashpër presidenti i Kolumbisë: Akt tiranie

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, e ka dënuar ashpër fushatën ushtarake të SHBA-së në Detin e Karaibeve, duke e quajtur atë një “akt tiranie” dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi vdekjen e mundshme të qytetarëve kolumbianë. Në një intervistë për BBC-në, Petro deklaroi se përdorimi i sulmeve ajrore ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge është i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare. Operacioni ushtarak, i nisur nga administrata e Presidentit Donald Trump në fillim të këtij muaji, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave. Trump ka justifikuar veprimet si masa të domosdoshme për të ndalur rrjedhën e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë drejt Shteteve të Bashkuara. “Pse të lëshosh një raketë nëse mund ta ndalosh thjesht anijen dhe të arrestosh ekuipazhin?”...