Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga dhe goditet me shtyllën e tensionit, dy personat ndodhen në spital
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së merkurës në aksin rrugor Peshkpi–Kot. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswage, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit. Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.