Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bonuse dhe fitime imagjinare, si u krijuan rrjetat e viktimave nga piramidat online
Si ka funksionuar vërtetë në terrenin e komuniteteve në Shqipëri? Çdo person që bëhej pjesë e skemave duhet të paguante fillimisht nga 700 deri në 1000 dollarë për tu përfshirë në lojë. Ndërkohë, kishte bonuse hyrjeje dhe bonuse për personin që e sugjeron, që varionin në bazë të shifrës fillestare të investimit. Sa më e lartë shifra fillestare e hedhur, aq më i lartë bonusi. Në qoftë se personi që futet në Xeux hidhte më pak se 1000 USDT nuk merrte asnjë bonus. Në rast se futet me 1000 USDT kishte 40 USDT bonus ai dhe 60 USDT bonus personi që e ka përfshirë në këtë skemë. Bonuset rriten në varësi të shifrës që zgjidhnin njerëzit të hidhnin. Niveli më i dëshiruar i investimit është tjetër, është ai i krijimit të grupeve të ndryshme. Në rast se arrihej...