Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ U gjet i vrarë me thikë, identifikohet viktima në Durrës
Është identifikuar personi i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Vizion Plus mëson se viktimë është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar. 51-vjeçari u gjet i vrarë me thikë brenda banesës së tij, në katin e katërt të pallatiit. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia ka rrethuar zonën./vizionolus.tv