“Ju marrin lekët nga telefoni”-Braçe publikon skemën: Joana, personi ‘kyç’ i piramidave online

“Ju marrin lekët nga telefoni”-Braçe publikon skemën: Joana, personi ‘kyç’ i piramidave online

pamje nga video TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar së fundmi një video që tregon se si qytetarët në disa qytete, përfshirë Divjakë, Lushnjë, Fier, Gramsh dhe Lezhë, po vidhen përmes piramidave online XEUX dhe TXEX. Sipas videos, paratë po merren direkt nga llogaritë bankare në platforma si Binance, dhe më pas transferohen në destinacione të dyshimta si XUEX. Deputeti thekson se një nga vajzat në video është e ashtuquajtuara Joana, personi kyç që ka drejtuar trajnime me agjentët që rekrutonin njerëz e grumbullonin paratë për piramidën.  Në dosjen e Prokurorisë, Joana përmendet edhe nga të arrestuarit e operacionit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale.  Arbër Çela thotë në dëshminë e tij se Joana ishte personi që e mësoi se si të investonte në...