Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me ministrat dhe deputetët e PS të këtij qarku, një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se duhet që të nis puna për zgjedhjet e pjesshme vendore, teksa theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut ka mbështetjen e familjes socialiste. ‘Sot duhet të nisnim punë për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur me vizionin dhe me ambicien e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetje në PS dhe janë të një mendje se është radha e saj ta udhëheq Tiranë me ambicien që e karakterizon. Ogerta ka mbështetje sa të madhe aq sa është krejt...