Tjetër skandal! Shqiptarët konsumuan pjeshkë dhe rrush me pesticide nga Greqia e Italia

Tjetër skandal! Shqiptarët konsumuan pjeshkë dhe rrush me pesticide nga Greqia e Italia

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Tre ngarkesa me pjeshkë dhe rrush, nga Greqia dhe Italia të konstatuar me pesticide kanë hyrë në Shqipëri në muajin shtator. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se pas kontrolleve është konstatuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut. Raportohet se ngarkesat janë bllokuar dhe kompanitë importuese janë njoftuar që të tërheqin produktet me pesticide dhe ta asgjësojnë atë. Konkretisht është gjetur nga inspektorët në një supermarket në Lezhë, afërsisht 800 kg rrush ardhur nga Greqia me pesticid Propamocarb. Po ashtu pas kontrolleve, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol. Gjithashtu, AKU bën me dije se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, është konstatuar me praninë  mbi...