Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Peleshin e komandon Rama si Diellën”, Baçi ironizon kryeministrin:E trajton si kukull, e turpëroi para gjithë Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike tha gjatë një interviste për një emision televiziv se seanca e parë e Kuvendit e drejtuar nga Peleshi ishte një turpërim në mënyrën më të paimagjinueshme për Niko Pelshin. Në bisedë më moderatorin ai komentoi zhvillimet e fundit politike dhe hodhi akuza për mashtrimet e vazhdueshme të rilindjes. Ai publikoi gjatë bisedës edhe detaje nga mesazhi i një banori që jetonte pa ujë të pijshëm në një fshat të Fierit dhe shpjegoi se pse Peleshi nuk e la të fliste gjatë seancës së ditës së sotme në kuvend.Luan Baçi: Patjetër që po. Kishte të bënte edhe me ndërprerjen e seancës së parë që i bëri Peleshi, që është një seancë shumë e rëndësishme. Që ishte miratimi i programit qeverisës dhe dhënie...