Vodhi një shumë parash në një automjet të parkuar, arrestohet menjëherë pas krimit

Vodhi një shumë parash në një automjet të parkuar, arrestohet menjëherë pas krimit

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. JavaNews mëson se bëhet fjalë për shtetasin Ruzhdi Mici, i cili ka vjedhur 1 milion lekë të vjetra. Ai u arrestua menjëherë pas krimit dhe iu sekuestrua shuma e vjedhur. “Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz. 44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u...