“Ndal! Po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet nga autokolona e Presidentit amerikan

“Ndal! Po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet nga autokolona e Presidentit amerikan

Pas Emmanuel Macron, edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ra “viktimë” e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e autokolonës së Trump në Nju Jork, teksa dilte nga salla e OKB-së. Lideri turk u detyruar të priste në këmbë për disa minuta derisa të përfundonte lëvizja e autokolonës së presidentit amerikan. Megjithatë, në ndryshim nga përgjigja e qetë e presidentit francez, i cili nuk hezitoi ta telefononte zotin Trump, presidenti turk tregoi një fytyrë krejtësisht ndryshe. Siç mund të shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk pati fare dëshirë të bënte humor me këtë rast. Macron, nga ana tjetër, pati një reagim që bëri xhiron e rrjetit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, pasi u bllokua në rrugë nga...