Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, arrijnë nivelin më të ulët që prej qershorit 2022
Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave, Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.57%, nga 2.6% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin gusht.Edhe ky ankand u karakterizua nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Nga 6.8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, kërkesa totale arritën në rreth 8.5 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi shumë e ulët, në nivelin 4.93%.Likuiditeti dhe kërkesa e lartë në treg për këto instrumente i ka zbritur yield-et në nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2022. Ndërkohë spread-i (marzhi mes yield-eve të bonove 12-mujore dhe normës...