Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konstituimi i Kuvendit/ Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë. Këto deklarata ai i bëri pasi u takua me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme nga 5 shtatori deri më 30 shtator, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime dhe duke ndaluar zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Gjykata më e lartë në Kosovë është duke e trajtuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë....