Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe. Edhe PZAP-i më 17 shtator e kishte refuzuar si të pabazë ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe lidhur me pretendimet për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. LVV-ja dorëzoi më 15 shtator ankesë në PZAP, duke argumentuar se Lista Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – kishte shkelur këtë kod gjatë hapjes së fushatës, pasi kishte ekspozuar parullën “svi za brata Milana” (Të gjithë për vëllain Millan) dhe “duke shprehur kështu përkrahje për Millan Radoiçiqin, i cili është...