Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rama fton investitorët: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve që të blejnë prona në Shqipëri, duke theksuar se çmimet e tregut do të vazhdojnë të rriten.Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”, të zhvilluar në Vjenë, ai iu përgjigj një pyetjeje mbi rolin e qeverisë për zgjatjen e sezonit turistik përtej 180 ditëve.Rama theksoi se sezoni tashmë është zgjeruar, por sfidë mbetet shtrirja e tij përgjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, ai i inkurajoi investitorët të blejnë toka dhe apartamente në Shqipëri, duke paralajmëruar se çmimet do të rriten ndjeshëm dhe madje mund të dyfishohen pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.“Përshëndetje në jemi investues në prona, si për shembull në hoteleri, për turizëm, dhe kemi filluar të blemë prona në Shqipëri përpara disa vitesh. Pra...