Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I akuzuar për drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rinas vlonjati i kërkuar nga SPAK dhe GJKKO
Foto ilustruese TIRANË- Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur dhe arrestuar nga policia në hyrje të aeroportit të Rinasit. 52-vjeçari akuzohet për për trafik droge, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa GJKKO në vitin 2020, i ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet ndaj tij, pasi nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian në periudhën 2016-2018. Njoftimi: Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për...