Kanoste një vajzë duke i hapur rrjete sociale me fotot dhe videot e saj, arrestohet 25-vjeçari

Kanoste një vajzë duke i hapur rrjete sociale me fotot dhe videot e saj, arrestohet 25-vjeçari

Momenti i arrestimit TIRANË- Një 25-vjeçar, Brandi Kasmi, është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kanoste një vajzë të re duke i hapur profile fallso në rrjetet sociale, me fotot dhe videot e saj. “Finalizohet operacioni policor i koduar “The ghost”. Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari. Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta. Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me...