Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Mblidhet komisioni i ligjeve i Këshillit Bashkiak

Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Mblidhet komisioni i ligjeve i Këshillit Bashkiak

Në orën 10:00 ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend dite kërkesa e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Në mbledhje pritet të shqyrtohet nga ana procedurale kërkesa për shkarkimin e Veliajt, ndërsa ky takim i paraprin mbledhjes së këshillit në orën 16:00. Veliaj, i cili është i arrestuar që prej muajit shkurt, kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin e tij. Në letrën adresuar Erion Veliajt, Këshilli reagoi se në rast të pamundësisë për të qenë prezent në mbledhje, atëherë observacionet t’i përcjellë me shkrim pranë këshillit bashkiak. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për...