U pezullua pas komenteve për vdekjen e Charlie Kirk, Disney njofton rikthimin e emisionit të Jimmy Kimmel

U pezullua pas komenteve për vdekjen e Charlie Kirk, Disney njofton rikthimin e emisionit të Jimmy Kimmel

Emisioni i komedianit Jimmy Kimmel, i cili u ndërpre papritur javën e kaluar, do të rikthehet të martën, ka njoftuar kompania Disney. Ndërprerja e befasishme e programit në televizionin ABC, që është në pronësi të Disney-t, ndodhi pas ankesave të qarqeve konservatore për komentet e Kimmelit pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk. “Të mërkurën e kaluar morëm vendimin të ndalonim prodhimin e emisionit, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar në një moment emocional për vendin tonë. Kjo ishte një vendim i marrë pasi vlerësuam se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë. “Në ditët e fundit kemi zhvilluar biseda të kujdesshme me Jimmyn dhe pas tyre kemi marrë vendimin që programi të kthehet të...