Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnje, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit...