Rama, misioni për të shpikur vetveten!

Rama, misioni për të shpikur vetveten!

Nga Lorenc Vangjeli Në vitin 2013, atëherë kur Rama mendonte për Berishën atë që sot mendon Berisha për të, premtimi thelbësor ishte një: të rilindë Shqipërinë. Në tetë vitet në vijim, meqë Shqipëria nuk kishte qenë asnjëherë e vdekur që të rikthehej sërish në jetë nga politika, Rama konsumoi dy mandate rradhazi duke qeverisur i vetëm. Rezultati kryesor dhe më i dukshëm politik ishte se rithemeloi partinë e tij. Në 2005-ën ky është mision i mbyllur. Nga trashëgimia e dikurshme komuniste në strukturë, në transformimin demokratik e pothuaj liberal të viteve 90-të e deri në 2005-ën, sot PS ka vetëm emrin e dikurshëm të njëjtë. Çfarë kishte mbetur nga rithemeluesit në pluralizëm, çfarë ishte kursyer nga prurjet tre çerek private e kapriçioze të Nanos dhe...