A do jetë i pranishëm Veliaj në shkarkimin e tij? SPAK: S’kemi kërkesë nga kryebashkiaku

A do jetë i pranishëm Veliaj në shkarkimin e tij? SPAK: S’kemi kërkesë nga kryebashkiaku

Erion Veliaj TIRANË-Teksa Erion Veliaj kërkon të jetë pjesë e mbledhjes të Këshillit Bashkiak ku do të caktohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, 'topi' i kalon SPAK. Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, është prokurori i çështjes ai që jep miratimin fillestar, për lëvizje jashtë institucionit. Por në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. “Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.9.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë”, thuhet në përgjigjen e SPAK për Klan.news. Nga ana tjetër teksa ende nuk dihet a do...