Konfirmon SPAK/ Veliaj nuk ka kërkuar leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Konfirmon SPAK/ Veliaj nuk ka kërkuar leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

SPAK ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të thirrur për ditën e martë, më 23 shtator, ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra. “Në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni për Klan News. Po ashtu, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë për leje të veçantë për lëvizje jashtë institucionit, që do t’i mundësonte Veliajt të merrte pjesë në mbledhje. Sipas procedurave, për personat në paraburgim, miratimi i parë për leje jepet nga prokurori i çështjes. Mbledhja e...