Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkesa e Telitit: Të mblidhet Këshilli,shkarkimi i Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin
Pas reagimit të Erion Veliajt, i cili deklaroi se Këshilli Bashkiak nuk i kishte krijuar mundësinë që ai të mbrohej as fizikisht dhe as me shkrimi, para shkarkimit të tij nga detyra, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i opozitës në Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkon sot një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij, duhet të garantohet që procesi i shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin, duke i dhënë mundësi kryebashkiakut që të flasë në mbledhje. Ai shton më tej se çdo devijim apo shkelje nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale. Teliti thekson...