“Kemi humbje të mëdha”/ Fermerët, hedhin tonelata me kastravec: Prodhimi nuk shitet, po falimentojmë

“Kemi humbje të mëdha”/ Fermerët, hedhin tonelata me kastravec: Prodhimi nuk shitet, po falimentojmë

Në fshatin Suk 2 të Roskovecit, fermerët po detyrohen të hedhin tonelata të tëra me kastraveca, pasi prodhimi nuk po gjen treg as brenda vendit dhe as jashtë tij. Sipas tyre, tregu eshte bllokuar pasi Kroacia e Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve. Aldomen Kocaqi është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Suk 2 të Roskovecit, i cili tregon se ka hedhur deri tani mbi 30 ton kastravecë të kalbur, pasi nuk gjen treg për shitje. Humbja financiare përllogaritet në 8 mijë euro. “Kam kultivuar serat për 18 vite në Greqi dhe ndihma e shtetit fqinj nuk më ka munguar kurrë, ndërsa këtu në vendin tim po falimentoj,” thotë Kocaqi. Përpos tij, ka dhe shumë...