“Goditje katastrofike”/Aksioni i hapësirave publike, reagon banori: Në rast se do turizmin, duhet investim dhe zhvillim

“Goditje katastrofike”/Aksioni i hapësirave publike, reagon banori: Në rast se do turizmin, duhet investim dhe zhvillim

Një banor i Thethit, i cili është edhe pronari i një bujtine, ka komentuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, teksa pikërisht ky aksion e ka zanafillën pikërisht nga vendi që ai jeton dhe ushtron aktivitetin e tij të biznesit. Gjatë një prononcimi ai tha se prishja e ndërtimeve pa leje, është një goditje katastrofike për ata që kishin kryer investimet në Theth. Më tej ai theksoi se nëse duhet turizëm elitar, duhen investime në njësite akomoduese. “Ne jemi motivuar që të kthehemi në vendin tonë dhe të investojmë ato që kemi kursyer. Është një goditje katastrofike kur prish ato që ne kemi ndërtuar. Aty ku ne jemi autokton, jemi me shekuj këtu. Dhe me thënë të vërtetën, nuk të motivon, që të...