Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës”/ Balla: Diella, pjesë e dekretit të kryeministrit
Taulant Balla, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se mazhoranca është bazuar në rregullore për mbylljen e diskutimeve në prezantimin e programit qeverisës në Kuvend. “Sjellja e mazhorancës është tërësisht e bazuar në rregullore. Në 17 shtator kemi pasur një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve ku diskutuam për modalitetet e seancës. Rregullorja është shumë e qartë. Nga ana e opozitës u kërkua në Konferencën e Kryetarëve që njëri nga ata të flasë aq sa edhe kryeministri dhe nuk e kundërshtuam këtë gjë. Thjesht, kërkova që të respektohet solemniteti i kësaj seance dhe kryeministri të kishte kohën e vet. Opozita nuk pati kundërshtim. Gjatë seancës kërkova ndërprerjen e seancës dhe kur kërkohet kjo gjë nga kreu i një grupi parlamentar, seanca ndërpritet menjëherë. Apeli im ishte për qetësi. Sapo...