Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Opozita pa emër për garën në Tiranë/ Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner! Tabaku dhe Alimehmeti…
Partia Demokratike vijon të mos bëjë publike kandidaturën e saj zyrtare për garën e ardhshme në Bashkinë e Tiranës, ndërsa nga radhët e saj vijnë deklarata për emra potencialë që, sipas tyre, janë të pakrahasueshëm me kandidaturën e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu. Po ashtu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja. I ftuar në News24, Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje. Megjithatë, pavarësisht kësaj përkrahjeje, si Tabaku ashtu edhe Alimehmeti kanë deklaruar publikisht në dalje të ndryshme televizive se nuk do të kandidojnë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. “Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije. Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje…...