Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dëshmitari 3 në Hagë/ Britaniku Duncan: Thaçi nuk ishte kryekomandant, UÇK-ja nuk kishte hierarki
John Stewart Duncan HAGË- Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dëshmuar në Hagë në lidhje me procesin penal që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë dëshmisë së tij, ai nënvizoi se UÇK-ja nuk kishte hierarki dhe se fuqinë reale të saj e kishin komandantët e zonave, teksa shton se Hashim Thaçi ishte kryekomandant i saj. “Nuk kishin struktura hierarkike, ishin të organizuar ndryshe, nuk mund të shkonim thjeshtë të bisedonim me zotëri Thaçin, apo me gjeneral Çekun dhe të mendonim se e zgjidhëm problemin. Nuk funksiononte kështu. Duhej flisnim me personat që vërtetë kishin kompetenca, dhe ata ishin komandantët e zonave. Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonalë dhe kjo na u konfirmua kur u...