Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pornografi me të mitur! Pranga 24-vjeçarit në Lushnjë
FOTO ILUSTRUESE LUSHNJË-Një 24-vjeçar është arrestuar në Lushnjë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. I riu u kap në kuad♪7r të operacionit “Gjurmët Digjitale”, ku në banesë iu gjetën pajisje elektronike në të cilat mbanet materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur. Njoftimi i policisë: Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve. Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”. Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale. Në kuadër të hetimeve...