Debate në Konferencën e Kryetarëve, Balla: Sillni emrat për komisionet ose nisim punën vetëm me shumicën

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Balla: Sillni emrat për komisionet ose nisim punën vetëm me shumicën

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate, ku opozita kërkon që të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, ndërsa mazhoranca shfaqet e vendosur të vijojë proceset e saj pa ndërprerje, duke thënë se “akuzat e opozitës nuk qëndrojnë”. Në këtë mbledhje, pritej që forcat politike të diskutonin dhe të përfundonin procesin e plotësimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Deri më tani, vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve nga Partia Socialiste janë miratuar, ndërsa emrat e opozitës ende nuk janë emëruar. Në mbledhje mungonte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas përjashtimit të tij nga punimet e Kuvendit pas tensioneve që u krijuan në seancën e fundit parlamentare, por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se “Gazment Bardhi është përjashtuar vetëm nga...