Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërkesa e PD për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Balla: Peleshi s’ka bërë asnjë shkelje, opozita të sjellë sa më shpejt anëtarët e komisioneve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës e cila në Konferencën e Kryetarëve kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, pas seancës që zgjati 30 minuta. “Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa juaj është e pabazuar”, u shpreh Balla. Balla i bëri thirrje opozitës të sjellë emrat e anëtarëve të komisioneve. “Problematikat e ngritura nga opozita, nuk qëndron asnjë prej tyre. Është histori e vjetër që përsëritet në çdo legjislaturë. Opozita vazhdon me të njëjtat huqe, megjithatë sot është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit që ka autorizuar thirrjen e këshillit të legjislacionit”-tha Balla. Top Channel