Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: Po bëjnë show, ne diplomaci serioze

Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: Po bëjnë show, ne diplomaci serioze

Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve kryesorë, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës. Për Washingtonin, kjo bëhet thjesht për fasadë. “Fokusi ynë mbetet tek diplomacia  serioze, jo në gjeste performuese. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin që është e mundur vetëm pa Hamas”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Britania, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohën Shtetin e Palestinës të dielën. Ky ndryshim historik në raport me dekada të tëra të politikës së jashtme perëndimore shkaktoi zemërimin e menjëhershëm të Izraelit dhe kritikat e SHBA-së. Palestinezët në Rripin e Gazës së rrethuar e mirëpritën njohjen si një fitore, por kryeministri izraelit Benjamin...