Të akuzuar për prostitucion dhe trafikim njerëzish, Gjykata e Fierit lë në burg dy të akuzuarit

Të akuzuar për prostitucion dhe trafikim njerëzish, Gjykata e Fierit lë në burg dy të akuzuarit

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Pukën dhe Klodiana Haskasën, të cilët u vunë në pranga disa ditë më parë nga policia e Fierit, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Prive”. Sipas organit të akuzës, të dy të ndaluarit dyshohen si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm, ku kryesisht shfrytëzohej prostitucioni dhe trafikimi i personave. Mbi Pukën dhe Haskasën rëndojnë disa akuza të rënda, mes tyre: “Trafikim i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” si dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Seanca në gjykatë u zhvillua...