Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Prezantohet platforma e re për Start Up, Rama: Do lidhet me e-Albania nëpërmjet IA
Është prezantuar Platforma e re Start Up në mjediset e Innovation Hub, Piramida me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe prezencës virtuale të Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella.platforma Startup Albania, një hap të ri do të jetë mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi thjeshtimin e procedurave në sektorin e IT. Rama tha se platforma e Start Up do të lidhet me e-Albania nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.“Shumë shpejt do të materializojmë atë që kemi pritur prej kohësh, Këshillin Kombëtar për Inovacionin, i cili do të jetë aktori kryesor në bashkëpunim me palët e interesit. Ky këshill do të propozojë ide dhe do të ofrojë zgjidhje...