Akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan: Ajo donte vetë

Akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan: Ajo donte vetë

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për disa muaj me radhë vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së tij. Sipas burimeve hetimore, e mitura ka deklaruar në prani të psikologes dhe oficerëve të policisë se prej katër muajsh ishte viktimë e abuzimeve. Aktualisht, ajo ndodhet në një qendër të specializuar për mbrojtjen e viktimave të trafikimit. I dyshuari ka pranuar aktin, por ka pretenduar se marrëdhëniet kanë ndodhur me “pëlqimin” e vajzës. Ndërkohë, nëna e saj ka dalë në mbrojtje të tij, duke hedhur akuza ndaj të bijës. Policia e Elbasanit bëri me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie...