“Do na sillni qenin REX si ministër të brendshëm”, debate në Konferencën e Kryetarëve për shkarkimin e Peleshit

“Do na sillni qenin REX si ministër të brendshëm”, debate në Konferencën e Kryetarëve për shkarkimin e Peleshit

niko peleshi TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhje e sotme e Konferencës së Kryetarëve, ku demokratët kanë kërkuar shkarkimin e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Ishte deputeti Agron Gjekmarkaj, ai që kërkoi nga Peleshi, mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të diskutuar mbi shkarkimin e tij, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Agron Gjekmarkaj: Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozite. Ju...