Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rikthehet në skenë Nesti Angoni/ Kallëzon në SPAK Albana Vokshin, reagon deputetja: Nuk ma mbyllin dot gojën
Personazhi anonim me emrin Nesti Angoni, që futi në burg Erion Veliajn është rikthyer në skenë. Pas disa muajsh në qetësi, ‘Nesti Angoni’ ka bërë denoncimin e rradhës, që këtë herë është nga Opozita. Angoni ka depozituar në SPAK një denoncim ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi. Sipas Report TV, denoncimi është depozituar ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme Kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni. Në këtë kallëzim denoncohen abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë...