Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, arrestohen 3 kinezet që shfrytëzonin vajzat e reja
foto nga arrestimi TIRANË- Një rast prostitucioni është zbuluar nga policia në qytetin e Durrësit, ku janë vënë në pranga 3 shtetase kineze, që qëndronin në krye të aktivitetit të paligjshëm. Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe. NJOFTIMI I POLICISË DVP Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet pas 3 javësh hetime...