Aksident i rëndë në Fier! Përfshihen tre automjete, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në Fier! Përfshihen tre automjete, një person përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen. Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.