Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë ndërpret partneritetin me ambasadën izraelite: Dënojmë gjenocidin
Tirana Film Festival ka marrë vendimin ta ndërpresë bashkëpunimin dhe financimin nga ambasada izraelite. Në një deklaratë zyrtare në profilin e saj në Instagram, TIFF thekson se qëndrojnë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë. Deklarata shpjegon se meqënëse shteti izraelit i ndërpreu fondet Festivalit Ophir pas ndarjes së Çmimit për një film palestinez, tërheqja vjen edhe si simbolikë që TIFF-i mbështet lirinë, artin dhe artistët kudo që janë. TIFF thekson ndër të tjera se janë krenarë që qëndrojmë përkrah regjisorëve, artistëve dhe audiencës që e njohin kinemanë jo vetëm si një medium artistik, por si një forcë për empati, dialog dhe ndryshim. Deklarata e Plotë: TIFF, i themeluar në vitin 2003, ka qenë gjithmonë një festival i pavarur, i dedikuar kinemasë...