Ceremonia për Charlie Kirk, e shoqja fal autorin e vrasjes. Trump: Heroi amerikan jetoi me trimëri

Ceremonia për Charlie Kirk, e shoqja fal autorin e vrasjes. Trump: Heroi amerikan jetoi me trimëri

Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe një mori zyrtarësh të lartë të administratës, u zotuan të dielën (21 shtator) në forcimin e misioni i aktivistit konservator, Charlie Kirk, i vrarë rreth dy javë më parë gjatë një aktiviteti në universitetin e Utahut. Në një shërbim përkujtimor në Glendale të Arizonës, ku morën pjesë dhjetëra mijëra mbështetës, Kirk u përshkrua vazhdimisht si një martir që do të jetonte përmes lëvizjes së tij. “Ai është më i madh tani se kurrë më parë. Dhe është i përjetshëm. Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante”, tha Trump, duke vënë në dukje se do t’i jepte Kirkut Medaljen Presidenciale të Lirisë. Gruaja e Kirkut, Erika, mbajti gjithashtu një fjalim...