Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrit

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrit

Gentjan Bejtja, ish-polic i burgjeve, u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës, pas një atentati të mirëorganizuar. Ai i kishte shpëtuar tre tentativave të mëparshme, por e katërta ishte fatale. Në momentin e sulmit, Bejtja ishte duke ujitur perimet në serën pranë banesës së tij kur tre persona të armatosur hynë në oborr. Njëri prej tyre mbajti të bllokuar bashkëshorten Armida Bejtja dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerët qëlluan me breshëri automatike ndaj Gentjanit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Armida Bejtja, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, tregoi për hetuesit se nuk mund të identifikojë autorët dhe nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që mund të ketë nxitur këtë sulm. Rasti vazhdon...