Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fillon trajnimi i civilëve ne Venezuelë për të luftuar kundër SHBA-së në rast të një sulmi
Bota E Diel, 21 Shtator 2025 18:29 Qeveria venezueliane po trajnon civilë se si të përdorin armët për të mbrojtur vendin në rast të një sulmi amerikan. ”Nën sloganin ‘Kazermat shkojnë te populli’, ushtarët kanë zhvilluar seancat e para të trajnimit në pjesë të ndryshme të vendit”, tha sot presidenti Nicolas Maduro. Ai u bëri thirrje fermerëve venezuelianë të jenë të përgatitur dhe, nëse është e nevojshme, të marrin armët masivisht. “Populli venezuelian i thotë perandorisë: Ndalo kërcënimet!” u tha Maduro fermerëve në një tubim. Ai pretendoi se ndërsa Shtetet e Bashkuara kërcënojnë Venezuelën, vendi i Amerikës së Jugut është më i bashkuar se kurrë në mbrojtjen e sovranitetit të tij. Vetëm pak ditë më parë, Venezuela nisi një manovër ushtarake në shkallë të gjerë...