Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Investigimi i BBC: Si rrjeti i lajmeve të rreme i financuar nga Rusia synon të dëmtojë zgjedhjet në Evropë
Një rrjet sekret i financuar nga Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve demokratike që pritet të mbahen në Moldavi, sipas një investigimi të kryer nga korporata britanike e transmetimit BBC. Duke infiltruar një gazetare të saj dhe 34 rekrutë, BBC zbuloi një rrjet që premtonte pagesa për persona që postonin në rrjetet sociale propagandë pro-ruse dhe lajme të rreme, me qëllim dobësimin e partisë pro-evropiane në pushtet, përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit. Personat e përfshirë në këtë skemë, të organizuar në emër të një organizate fiktive që në të vërtetë nuk ekziston, u paguan për të gjetur mbështetës të opozitës pro-ruse dhe për të kryer në mënyrë sekrete një të ashtuquajtur sondazh. Sipas këtij sondazhi, Partia Veprim dhe Solidaritet (PAS) në...