Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Të aktivizohet neni 4″/ Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, OKB mban nesër takim urgjent
Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi sot se, me kërkesë të saj, nesër, të hënën, do të mbahet një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e hyrjes së tre aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore kombëtare të Estonisë. Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta, njoftuan të premten Estonia dhe NATO. Italia, e cila ka marrë përsipër një mision të NATO-s për të ruajtur qiellin mbi Detin Baltik, por edhe Suedia dhe Finlanda ngritën aeroplanët për të kapur tre ndërhyrësit. “Më 22 shtator (…), Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent në përgjigje të shkeljes flagrante të hapësirës ajrore estoneze të...