Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Analiza e REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë
foto ilustruese KOSOVË- Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në maj të atij viti, udhëheqësi i atëhershëm politik i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Bill Clinton, për t’i treguar përndjekjen që po përjetonte populli i tij. “Kërkuam nga Shtetet e Bashkuara që të bëhet diçka urgjentisht për ndaljen e dhunës dhe të sulmeve në Kosovë. Dhe, zgjidhja më e mirë është një Kosovë e pavarur”, tha Rugova pas takimit. Përplasjet mes forcave serbe dhe shqiptarëve që kishin marrë armët po rriteshin çdo ditë. Viktimat civile po e thellonin krizën, ndërsa diplomacia amerikane po hynte më thellë në lojë....