Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbante në shtëpi armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 50-vjeçari në Konispol
Një 50-vjeçar në Konispol, Sarandë ka rënë në prangat e Policisë, pasi i janë gjetur në banesë një armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin...