Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vranë 62-vjeçarin turk për një video intime, arrestohen tre persona në Milano, mes tyre edhe një shqiptar
Një rrjet i errët festash, përdorimi droge, marrëdhënie të rrezikshme dhe një video intime mendohet se qëndrojnë në themel të një vrasjeje brutale të ndodhur në Milano. Sipas hetuesve, motivi kryesor ka qenë frika se pamjet kompromentuese mund të përdoreshin për shantazh. Bazuar në rindërtimin e ngjarjes nga autoritetet, tre persona – një çift italian, Emanuele Paganini, 38 vjeç, dhe Valentina Peroni, 36 vjeçe, së bashku me mikun e tyre shqiptar, Elvis Simon, 33 vjeç – vendosën të eliminojnë burrin që kishte videon. Të tre u arrestuan mbrëmjen e së enjtes nga Skuadra Fluturuese e Milanos, me akuza të rënda për vrasje të rënduar, grabitje dhe shkatërrim të kufomës. Viktima, Hayati Aroyo, një shtetas 62-vjeçar italo-turk, u gjet i vdekur natën e 23 korrikut brenda...