Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyfishohet turizmi kulturor në Vlorë/ Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në sitet arkeologjike dhe monumentet e kulturës
Kalaja e Porto Palermos, parku arkeologjik i Amantias dhe Kalaja e Kaninës kanë qenë atraksionet e zgjedhura nga vendas dhe të huaj përgjatë kësaj vere, përveç plazheve të bukura që ofron bregdeti i Vlorës. Numri i vizitorëve që zgjodhën turizmin kulturor është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. “Janë regjistruar rreth 44 mijë vizitorë, 13212 me shume se viti i kaluar, ndërsa në gjashtë site arkeologjike janë ndërmarrë ndërhyrje për mirëmbajtjen e tyre“-shprehet Orges Ferimi, drejtor i DRKK Vlorë. Në qendër të vëmendjes së autoriteteve mbetet parku arkeologjik i Amantias, ndërkohë që në proces janë edhe punimet për restaurimin e Kalasë së Kaninës, ku parashikohet ndërtimi i një amfiteatri brenda mureve të saj, si edhe përmirësimi i infrastrukturës për vizitorët. Me fokus tek...