Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Krim në familje/ 50-vjeçari në Selanik mbyt me qese motrën e tij, njofton policinë: Hajdeni se e vrava
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin grek të Selanikut ditën e sotme, ku një burrë ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare dhe më pas ka njoftuar policinë. Mediat helene raportojnë se 50-vjeçari përdori një qese për të mbytur motrën e tij në një apartament në rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou të Selanikut. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00, menjëherë pas krimit 50-vjeçari njoftoi Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm, duke thënë: “Hajdeni se e vrava motrën time”. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti trupin pa jetë të viktimës, ndërsa autorit i vunë prangat në vend. Rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Policisë lokale. Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari dyshohet se po vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë ende nuk...